Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tërheqjes së njohjes nga Sierra Leone për Kosovën.
Kurti tha thënë se Kosova nuk është pengesë në rrugën për dialog.
“Edhe pasi që Kosova tregoi vullnet të mirë pas largimit të taksës 100% për lëndën e parë, Serbia vazhdon fushatën e saj për tërheqje të njohjeve. Ne nuk jemi pengesa në rrugën për dialog dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne kemi bërë një hap përpara, ata kanë bërë një hap pas. Pse?”,thotë Kurti në Twitter.