Njeriu më i fortë i botës është ai që rri vetëm. – Henrik Ibsen
Nga njëra anë dua të rri vetëm, nga ana tjetër askush nuk dëshiron të rrijë me mua. – Thomas Bernhard
Nëse do të jesh vetëm, do të jesh i tëri i vetvetes. – Carlo Maria Franzero
Kur je vetëm në trup e në shpirt ke nevojë për vetmi, dhe vetmia shkakton tjetër vetmi. – Francis Scott Fitzgerald
Gjithnjë do të ketë vetmi për ata që janë të denjë. – Jules Barbery d’Aurevilly
Është e shkruar që njerëzit e mëdhenj të jenë më të vetmuarit në botë. – Charles Bukowski
Duhet të jesh shumë i fortë që të duash vetminë. – Pier Paolo Pasolini
Njeriu e përdor telefonin sepse urren shoqërinë e të tjerëve, por ka edhe frikë të rrijë vetëm. – Chuck Palahniuk
I miri jeton në shoqëri, i keqi vetëm. – Denis Diderot
Muzika është shpikur për të pohuar vetminë njerëzore. – Lawrence Durrell