Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po gjunjëzohet në shumë drejtime, ngase përveçse po e heqë taksën dhe nuk mundet ta vendosë reciprocitetin, sipas tij, Kurti edhe po i acaron raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan InLajmi.
Berisha ka theksuar Kurti përkundër se di të teorizojë mbi strategjitë e taktikat shtetërore në politikën e jashtme, në praktikë ai nuk ka dhënë rezultate.
Postimi i plotë i tij:
Albin Kurti, i cili dje teorizonte në Kuvendin e Kosovës për strategjinë e taktikën shtetërore në politikën e jashtme, po gjunjëzohet në shumë drejtime.
Ai edhe po e heqë taksën, edhe nuk po arrin ta vendosë reciprocitetin, po i acaron raportet me SHBA-në, aleatin më të fortë të Kosovës!
Me këtë qasje të pa mend, Kryeministri po rrezikon fundamentin e shtetësisë sonë. As vetë nuk e kam besuar që Kurtit i mungon sensi diplomatik deri në këtë masë!/InLajmi/