Para objektit të Kuvendit, kanë protestuar të pranuarit në Trepçë, kundër paralajmërimeve për anulimin e konkursit në Trepçë, shkruan InLajmi
Ditë më parë protesta ka pasur edhe në Mitrovicë, para ndërmarrjes Trepça.
Ndërkaq me përfaqësuesit e protestuesve ka biseduar zëvendëskryeministri Haki Abazi, i cili njoftohet se ka thënë se Qeveria nuk është e interesuar të largoj njerëz nga puna.
Qeveria e Kosovës ditë më paë ka shkarkuar gjashtë drejtorët e ndërmarrjes publike `Trepça`.
Kjo u bë me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdarit. Sipas ligjit, qeveria duhet t’i shkarkojë drejtorët kur ka arsye që i kanë shkelur detyrat. Në rastin e Trepçës, bordi ka lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjes, ka deklaruar Hajdari, derisa kishte përmendur edhe konkursin e fundit, për të cilën po mbahen protesta.
Qeveria e kishte votuar propozimin e Hajdarit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë /InLajmi/