Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin Italian në Kosovë, Nicola Orlando dhe zëvendësin e tij, Matteo Corradini. Ambasadori Orlando uroi që gatishmëria e Kryeministrit Kurti të mund të realizojë një hap të rëndësishëm për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri Kurti, nga ana e tij, nënvizoi shqetësimin e çdo vendimi të gatshëm e që nuk përfshinë pjesëmarrjen dhe që e mënjanon përfaqësimin. Ne kërkojmë një dialog që të mbështetet mbi baza të pjekura dhe jo të ngutura.Në përfundim të takimit, Kryeministri Kurti falënderoi Italinë për rolin e luajtur në KFOR dhe ritheksoi vendosmërinë e tij për të vepruar në dakordësi në kontakt me Misionin e KFOR-it dhe Komandantin e saj, thuhet në komunikatë. /Inlajmi/