Mbrëmë është sulmuar kryeredaktori i web faqes së RTK-së, Altin Ahmeti.
Zyrtari i Telekomit Gzim Makolli, dyshohet të jetë sulmuesi i gazetarit të Radio televizionit të Kosovës, Altin Ahmetit
Ahmeti është sulmuar mbrëmjen e së dielës në një lokal në Prishtinë, ndërsa ka deklaruar se është sulmuar nga pesë persona, e njëri prej tyre është Gzim Makolli.
Ahmeti ka rrëfyer se si ndodhi e gjithë ngjarja duke theksuar se nuk e di arsyen e sulmit.
‘’Jo, asnjë arsye. Kam pasë marrëdhënie korrekte. Unë isha i ulur dhe mendova që po vjen me folë. Por ai filloi të grushtonte. Tjertë e rujshin terrenin.
Tutje, Ahmeti thotë se është kërcënuar me jetë nga sulmuesi, Gzim Makolli.
‘’S’tha kurgjo që i kam bo veç kam me të vra’’, përfundon Altin Ahmeti, shkruan Periskopi.
Policia e Kosovës në një njoftim për media sot ka raportuar për sulmin e mbrëmshëm, duke thënë se i dyshuari ndodhet në arrati