Këngëtari i mirënjohur Blero, ka lansuar këngën e re. Kënga me titull “Harrova” është publikuar në kanalin zyrtar të Bleros në YouTube. Projekti është shoqëruar me videoklip.
Artisti po ashtu vjen me një paraqitje mjaft atraktive duke iu përshtatur tejet shumë tematikës që trajton.
Tekstin dhe orkestrimin e këngës e bëri Bes Buzuku, ndërsa muzikën në bashkëpunim me Bleron.
Drejtor fotografie në klip është Lorenc Pelushaj, teksa pjesa e realizimit teknik nga Uran Duli, AS Films.
Blero është rikthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë, pasi i ishte përkushtuar më shumë jetës personale gjatë kësaj kohe. Përndryshe këngët e Bleros bëhen hite.