Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka qëndruar për një javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai atje ka zhvilluar takime të shumta me personalitete të njohura dhe me ndikim si Sekretari i Shtetit në SHBA-, Mike Pompeo, Robert O’Brien, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, me Shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation (DFC), Adam Boehler, me Kongresistin Eliot Engel, dhe shumë fytyra të tjera.
Presidenti Thaçi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook këtë javë quajti si javë të suksesshme./InLajmi/