Rasti ka ndodhur në Prizren, ku zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.
Kurse, në fshatin Janjeve të Lipjan, është përfshi nga zjarri një shtëpi e pa banuar pronë e një mashkulli, i cili jeton jashtë vendit, shkruan lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.