Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar luftëtarët e UÇK-së, të rënë në betejën e Likoshanit dhe të Qirezit, 22 vite më parë.
“Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë tonë të lavdishme. 28 shkurti i vitit 1998 është i shkruar me gjak dhe sakrificë. Është dita prej ku nisi frymëzimi për luftën çlirimtare kudo në Kosovë. Përjetë në mendjet dhe zemrat tona për të gjithë martirët e lirisë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook. /InLajmi/