Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot qeverinë e Kosovës, e drejton një parti opzitare, e cila ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme, shkruan InLajmi.
“Në këto gjashtë vite NISMA ka luajtur rol të madh për të parandaluar shumë të këqija dhe për ti dhënë shpresë dhe frymë shumë proceseve në Kosovë, duke qenë çdo herë të kujdesshëm me platformën tonë politike, sepse edhe vet misioni ynë është që të japim kontribut maksimal për vendin tonë. Kjo frymë konstruktive na ka udhëhequr për këto gjashtë vite, si në pozitë ashtu edhe në opozitë. Ne çdo herë kemi vënë interesin nacional para interesit të subjektit tonë”, ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Sonte bashkë me qindra aktivistë dhe simpatizantë në një tubim madhështor shënuam 6 vjetorin e themelimit të Nismës Socialdemokrate.
Në emër të kryesisë, urova gjithë votuesit tanë për këtë rrugëtim të përbashkët gjashtë vjeçar të familjes tonë politike.
Në këto gjashtë vite NISMA ka luajtur rol të madh për të parandaluar shumë të këqija dhe për ti dhënë shpresë dhe frymë shumë proceseve në Kosovë, duke qenë çdo herë të kujdesshëm me platformën tonë politike, sepse edhe vet misioni ynë është që të japim kontribut maksimal për vendin tonë. Kjo frymë konstruktive na ka udhëhequr për këto gjashtë vite, si në pozitë ashtu edhe në opozitë. Ne çdo herë kemi vënë interesin nacional para interesit të subjektit tonë.
Ka ardhë koha për djemtë e vajzat tona që janë të gatshëm me udhëheqë me këtë që na ka përcaktuar qytetari i Kosovës, në çfarëdo situate që mund të përballohemi. Ka ardhë koha që ne të kemi një parti klasike, e cila e avancon statusin e vet, strukturimin e vet, në mënyrë të fuqishme në bazë dhe shërbim të kërkesave të kohës.
NISMA do të bëjë opozitë aktive e pa kalkulime. Ne do të bashkëpunojmë me partitë opozitare, në shërbim të vendit. Por, asnjëherë nuk do t’i bëjmë opozitë vendit tonë.
Gëzuar 6 vjetori! /InLajmi/