Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar sot për ngushëllime te familja e Qerim Kelmendit, ish-ushtarit të UÇK-së që u vra dje në Pejë.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, teksa ka thënë se ka shprehur respektin dhe nderimin për veprën e Qerim Kelmendit.
“Sot shpreha respektin tim për jetën dhe veprën e bashkëluftetarit Qerim Kelmendi. Në vizitë ngushëllimi te familja e tij në Llabjan të Pejës, krenaria mbizotëronte dhembjen e madhe”, ka shkruar Haradinaj.
Qerim Kelmendi u vra dje në Zahaq të Pejës, teksa trupi i tij u gjet i djegur brenda makinës së tij./InLajmi/