Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Artan Behrami në profilin e tij Facebook ka postuar një hartë, në të cilën është identifikuar pjesëmarrja e shteteve të NATO-s në intervenimin humanitar më 1999 në Kosovë.
“Për krejt ata që ende kanë dilema se me kënd duhet të pozicionohet Kosova, me Amerikën apo BE-në, më poshtë e keni një grafikë që tregon pjesëmarrjen e shteteve anëtare të NATO-s në intervenimin humanitar më 1999 në Kosovë.
Amerika e Clintonit, Bushit, Obamas, Trumpit dhe Grenellit më 1999 investuan 70% më shumë për çlirimin dhe lirinë tonë sesa shtetet e tjera, kryesisht të BE-së së Borrellit dhe Lajčakut”, ka shkrar Behrami nw rrjetin social Facebook. /InLajmi/