Avokati Dastid Pallaska ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti në një postim të tij në rrjetin social facebook.
Avokati ka shkruar se “edhe kjo ndodhi në Kosovë”, botimi i opinionit ligjor pa autor, dhe pikërisht nga zyra e Kryeministrit që është me notën ma të naltë mesatare gjatë studimeve universitare në histori të Kosovës dhe rajonit, shkruan InLajmi.
Gjithashtu, ka shtuar se ndoshta kryeministria nuk ka gjetur asnjë jurist që e nënshkruan një ferman qesharak të urdhëruar nga shefi.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Edhe kjo ndodhi në Kosovë, “opinion ligjor” pa autor.
Dhe atë nga zyra e Kryeministrit me notën ma të naltë mesatare gjatë studimeve universitare në histori të Kosovës dhe rajonit.
Ka edhe mundësi që nuk kanë gjetur asnjë jurist që e nënshkruan një ferman qesharak të urdhëruar nga shefi ku referencat ligjore janë hedhur si të ishin kocka zari në tavolinë bixhozi.
Kjo është pikërisht kthesa që e shëndëron tragjedinë tonë në komedi./InLajmi/