Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për disa nga zyrtarët dhe deputetët e rinj të kësaj legjislature.
Ndër ta është edhe deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj.
Kokaj ka deklaruar dy banesa në vlerë prej 80 mijë dhe 85 mijë eurosh, shtëpi me bibliotekë prej 480 mijë eurosh dhe një shtëpi tjetër në vlerë prej 140 mijë eurosh.
Në AKK ai ka deklaruar edhe një dyqan, në vlerë 380 mijë eurosh.
Deputeti i ri i VV-së vozit edhe një veturë në vlerë prej 12 mijë eurosh.
Në bankë, Kokaj ka gjithësej 57 mijë euro të deponuara teksa një pjesë të tyre e ka me vëllaun e tij.
Kokaj të ardhura ka edhe nga Kuvajti nga një Universitet atje. Deklarimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.