Së fundi është bërë e ditur se Policia e Kosovës dhe ka intervistuar dy të dyshuarit që kishin sulmuar me vezë disa ditë më herët zv.kryeministrin e Kosovës, z.Avdullah Hotin.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar rastin për media.
“Lidhur me rastin e sulmit, policia ka intervistuar dy persona që u përfshinë në rast. Të njëjtit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti.
Të shtunën, zv.kryeministri ishte sulmuar me disa vezë derisa po hynte në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Burime të Policisë kishin deklaruar se personat kishin qenë të afërt me një deputet të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Periskopi.
Ky akt ishte bërë për të ndaluar qeverinë e vendit që t’i heq tarifën produkteve të importuara nga Republika e Serbisë, dhe e cila konsiderohet tepër destruktive ndaj Kosovës.