Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka publikuar një marrëveshje të nënshkruar në prill 2013 me ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në të cilën garantohej se pa pëlqimin e tyre FSK nuk do të shkojë në veri.
Analisti politik Faton Mehmeti, ka deklaruar se zbulimi i marrëveshjes së fshehur mes presidentit Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të NATO-s është vetëm maja e Ajsbergut.
“Zbulimi i marrëveshjes së fshehur mes Thaçit dhe zyrtarëve të NATO-s është vetëm maja e Ajsbergut e asaj çfarë Hashim Thaçi ka nënshkruar në Bruksel me Serbinë. Këtu edhe është frika ma e madhe , pasi nga ky njeri mund të pritet çdo gjë”, ka deklaruar ai.
Kurse, ka potencuar se shkarkimi i Thaçit është domosdoshëm dhe ka treguar se çfarë e shqetëson qeverinë e Kosovës.
“Shkarkimi i Hashim Thaçit është i domosdoshëm duke parë gatishmërinë e tij që me çdo kusht të jetë ai prijës i bisedimeve me Serbinë, dhe duke qenë i gatshëm të pranohej çdo marrëveshje. Nuk jemi kundër marrëveshjeve dhe bashkëpunimit me NATO-n, por kundër pazareve te fshehta. Dinakëria e Thaçit është ajo që shqetëson qeverinë dhe qytetarët e jo bashkëpunimi me NATO-n. Faktikisht Thaçi është përgjegjës i shumë të këqijave, andaj nuk meriton të jetë edhe më tutje ne krye të shtetit”, ka thënë analisti politik Mehmeti, shkruan Bota Sot.
Ndryshe, kjo marrëveshje është publikuar të mërkurën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaron se kjo është nënshkruar kur presidenti Thaçi ishte në krye të qeverisë