Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Philip Kosnett, i ka dhuruar sot senatorit amerikan Bob Dole një fotografi të shtatores që do të vendoset në Prishtinës së shpejti. Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadori Kosnett përmes një njoftimi në twitter shkruan InLajmi
“Ishte kënaqësi që t’ia dorëzoja personalisht një foto të shtatores së Senatorit Bob Dole e krijuar nga Luan Mulliqi, e cila do të zbulohet së shpejti në Prishtinë. Njeri i mrekullueshëm”, ka shkruar Kosnett në twitter.
Vendimi për ndërtimin e një shtatore për një prej miqve më të mëdhenj të Kosovës ishte marrë më 22 korrik të vitit të kaluar me rastin e ditëlindjes së senatorit Dole.
Senatori ishte ndjerë jashtëzakonisht i lumtur për lajmin e që kishte marrë rreth ndërtimit të një shtatoreje në Prishtinë /InLajmi/
https://twitter.com/SenatorDole/status/1232060136132399116?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1232253873554849793%7Ctwgr%5E393535353b636f6e74726f6c&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fshtatorja-e-senatorit-amerikan-bob-dole-se-shpejti-vendoset-ne-prishtine%2F