Në një komunikatë të dërguar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, thuhet se kanë shpërndarë në shkolla material vetëdijësuese rreth koronavirusit.
Gjithashtu, kanë kërkuar që përmes Drejtorive Komunale të Arsimit në të gjitha shkollat në Kosovë orët e para t’i kushtohet rritjes së vetëdijësimit të nxënësve lidhur me masat parandaluese, shkruan InLajmi.
Po ashtu, MAShTI i ka udhëzuar DKA-të që t’i pajis shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare./InLajmi/