• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 1 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Fetahu: Me mua Podujeva do ta marr vendin e merituar

J G nga J G
25 February 2020
në Kosovë, Politikë
0 0
0
Fetahu: Me mua Podujeva do ta marr vendin e merituar
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Naim Fetahu, në Sytë 7 të programit të mëngjesit në Klan Kosova ka folur për zgjedhjet në këtë komunë që do të mbahen më 15 mars.

Fetahu tha se tërë jetën është angazhuar në të mirë të qytetarëve të Podujevës.

“Komunën e Podujevës e ndjejë si familjen time, si vetën. Tërë jetën kam punuar dhe angazhuar në të mirë të komunës. Andaj vendosa që të hyjë në këtë garë. Jam angazhuar që nga shkolla e mesme në të mirë të qytetarëve. Si në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Helmimi i nxënësve. Ajo ka ndodhur pikërisht në klasën time. Kam marrë pjesë edhe në protestat e studentëve, kam qenë edhe pjesë e UÇK-së. I kemi ndarë të mirat dhe të këqijat bashkë me qytetarët”- tha Fetahu

Ai foli edhe për kohën sa ishte në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

“Kam qenë pjesë e themelimit të UÇK-së, të themelimit të Zonës Operative të Llapit. Kam dhënë kontributin tim në kuadër të logjistikës. Kemi kaluar momente të mira me bashkëluftëtarët e mi. Jam krenar. Jam njohtë edhe me Ilir Konushevcin. Ai ka vepruar në furnizimin me armë nga Shqipëria, kurse unë kam vepruar këtu në ZOLL. Unë mund ta veçoj edhe një nga bashkëpunëtorët nga Shqipëria Dashamir Alliu, i cili ka qenë nga Librazhdi i Shqipërisë. Ka qenë besnik “- tha Fetahu.

Kandidati i PDK-së për të parin e Podujevës theksoi se për shkak të keqmenaxhimit Podujeva ka mbetur prapa në krahasim me komunat e tjera.

“Komuna e Podujevës ka qenë ndër komunat më të zhvilluara. Është e shtata në Kosovë për kah numri i banorëve. Por kur e krahasojmë me Gjilanin, Ferizajin apo Gjakovën, Podujeva ka mbetur prapa sa i përket zhvillimit, sepse menaxhimi i komunës në këto 20-vjetët e fundit ka qenë jashtëzakonisht i dobët “- theksoi ai.

Fetahu u zotua se Podujeva me atë në krye do ta merr vendin e merituar.

“Qytetarët kanë mbetur para pa fajin e tyre. Unë e besoj që me projektet që do t’i ofroj Podujeva do ta ketë vendin e merituar. Podujeva ka nevojë për plotësim të infrastrukturës, rrugëve, kanalizimit, të ujërave të zeza. Një arsim cilësor. Ka shumë familje që e ka braktisur komunën për shkak të arsimit, sepse duan që fëmijet të edukohen. Paramendoni si mund të ngritët cilësia e arsimit, kur në Podujevë e kemi vetëm një çerdhe? I kemi 86 mijë banorë por e kemi vetëm një çerdhe publike “- shtoi Fetahu.

Ai foli edhe për planprogramin që do t’i ofrojë qytetarëve, duke premtuar se do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallim.

“Jemi në finalizim të planprogramit. Ky program do të jetë i bazuar në nevojat e qytetarëve. Së bashku me ekspertët lokal dhe qendror, por edhe me qytetarët jemi munduar të hartojmë një planprogram të mirë. Unë do të jem i gjithë qytetarëve, nuk do të jem vetëm i PDK-së. Poashtu edhe sa i përket punësimit qytetarët e Podujevës nuk kanë mundësi të punësohen askund tjetër përpos në arsim, sepse sektori privat është i shkatërruar”.

“Të gjitha bizneset që kanë pasur një potencial zhvillimi nuk operojnë në Podujevë për shkak të kushteve jo të mira. Ata operojnë në Fushë Kosovë, Prishtinë, Lipjan, në Parkun e Biznesit në Drenas. Unë do të përpiqem që bizneset e Llapit të operojnë në një park industrial. Të gjithë do të kenë vend sikur bizneset vendore, ashtu edhe investimet nga jashtë. Sepse pa punësim dhe zhvillim të sektorit privat nuk ka as zhvillim ekonomik. Edhe në aspektin social do të jem i përqendruar, nuk mund ti ketë një familje të gjithë anëtarët e punësuar kurse tjetra mos ta ketë asnjë “- tha ai.

Naim Fetahu foli edhe për dy kundër-kandidatët e tjerë për kryetar të Podujevës.

Sipas tij të dy kanë qenë drejtor të Agim Veliut dhe se nuk pritet ndryshimi nga ta.

“I kam dy kundër-kandidatë nga dy parti të ndryshme, por që janë faktikisht nga partia e njëjtë. Këta kanë qeverisur me Podujevën dhe si pasojë e tyre ne e kemi këtë gjendje. Këta kanë qenë drejtor të Agim Veliut. Unë jam ndryshimi për Podujevën si kryetar. Edhe para se të hyjë në garë kam pasur kërkesa nga qytetarët. Unë do të jem kryetar i Podujevës “- tha ndër të tjera Fetahu.

Tags: Naim FetahuPodujevaQytetarëtVeliu
Postimi i mëparshëm

Dallimi i simptomave mes gripit, ftohjes dhe koronavirusit

Postimi tjetër

Shqipëria ofron mbështetje për avancimin e FSK-së

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Kosovë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi

27 June 2025
Pamjet nga droni tregojnë dëmin që e shkaktoi zjarri mbrëmë në një ndërtesë në Emshir
Kosovë

Pamjet nga droni tregojnë dëmin që e shkaktoi zjarri mbrëmë në një ndërtesë në Emshir

27 June 2025
Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës
Politikë

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës

27 June 2025
Dehari: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare – nëse janë numrat, krijohet
Politikë

Dehari: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare – nëse janë numrat, krijohet

27 June 2025
Postimi tjetër
Shqipëria ofron mbështetje për avancimin e FSK-së

Shqipëria ofron mbështetje për avancimin e FSK-së

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu