Analisti dhe drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli së fundmi ishte ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Sheholli, ka thënë se në Gjykatën Speciale është ftuar për shkak se babai i tij është vrarë në vitin 1997 në rrethana të panjohura.
Ai thotë se i ka pyetur në Gjykatën Speciale pse e kanë ftuar kur ai ishte në dijeni që Spacilja nuk do të merret me rastet e vitit 1997.
“Nga Gjykata Speciale më thanë se meqë emri i babait tim është përmendur nga një komunikatë e UÇK-së, atëherë ata do të merren edhe më këto raste”.
Sheholli thotë se në Gjykatën Speciale ka thënë se nuk dyshon që UÇK-ja e ka vrarë babain e tij.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka sqaruar edhe aktivitetin e babait të tij që shpesh është etiketuar me cilësi të ndryshme.
“Pas vrasjes së babit tim është lëshuar një komunikatë nga UÇK-ja ku thuhet se babi im ka qenë deputetët e Partisë Socialiste të Serbisë, ka marrë pjesë në varrimin e një serbi, ka qenë punëtor i UDB-së. Asnjëra nga këto nuk kanë qenë të vërteta. Për mua ishte e papranueshme kjo komunikatë pasi asnjëra nga to nuk kanë qenë të vërteta”.
Analisti thotë se komunikata të tilla kanë pasur qëllim që të bëhen vëllavrasje mes shqiptarëve.