Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebok, ka shkruar në lidhje me dorëheqjen e tij duke shkruar që janë vetëm spekulime sepse nuk mendoj të jap dorëheqje.
“Spekulimet e disa mediave të caktuara për kinse dorëheqjen time janë të pavërteta dhe tendencioze, më qëllim të pengimit të punës time në këtë situatë të re të krijuar pas formimit të Qeverisë, e cila do ta ketë prioritet Mitrovicën”, ka thënë Bahtiri.
Postimi i plotë:
Spekulimet e disa mediave të caktuara për kinse dorëheqjen time janë të pavërteta dhe tendencioze, më qëllim të pengimit të punës time në këtë situatë të re të krijuar pas formimit të Qeverisë, e cila do ta ketë prioritet Mitrovicën.
Nuk e kam menduar asnjëherë dorëheqjen e as që do të ndodh, përkundrazi do të jem kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi, sepse nuk mund t’ua lë në duar qytetin tim atyre që e shkatërruan dhe ia humbën dinjitetin.
Asnjë agjendë mediale, qoftë edhe e sponzorizuar nga kundërshtarët politik, nuk do ta ndalë hovin e punës së ekipit tim, ku të gjithë drejtorët po bëjnë punë të shkëlqyer.
Po ashtu më duhet të potencoj se me ndryshimet e reja në nivel qendror, dinamika e punëve është rritur për ne, ashtu sikurse edhe mbështetja institucionale, prandaj kemi motiv që të punojmë edhe në orët e mbrëmjes.
AB
/InLajmi/