Qytetarët e Prishtinës kanë shprehur shqetësimin se një person ka në plan të ndërtojë një pompë të derivateve të naftës në lagjen “Arbëria”, poshtë binarëve të hekurudhës në zonën e gjelbër.
Duke parë gërmimet e dheut, qytetarët kanë reaguar ashpër dhe kanë kërkuar nga Komuna të ndërhyjë. Ne Komunën e Prishtinës kanë thënë se nuk do të lejojnë ndërtimin në atë zonë.
Postimi i plotë nga Komuna:
Nga data 25 janar, Drejtoria e Inspekcionit ka filluar procedurat për rastin e ndërhyrjes në gjelbërim pranë hekurudhës.
Përveç vendosjes së shiritit, palës i është lënë fletëthirrja me datë dhe orë të caktuar për t’u paraqitur në zyrat e Drejtorisë së Inspekcionit, fletëthirrje në të cilën nuk është përgjigjur askush.
Nga Hortkultura kemi marrë bilancin e dëmeve të shkaktuara në gjelbërim, me ç’rast palës i kemi shqiptuar gjobën maksimale prej 1,500.00 eurosh, dhe me procesverbal është obliguar që ta kthejë terrenin në gjendjen e mëparshme.
Vlen të theksohet se deri tani nuk ka as aplikim për leje ndërtimi nga askush. Përveç kësaj, ajo zonë është e destinuar për gjelbërim, dhe do të mbetet e tillë.
#rend #rregull #siguri. /InLajmi/