Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e 17 shkurtit.
Bajrami ka thënë se sa herë kremtojmë ditët e rëndësishme të Republikës do të nderojmë edhe gjithë ato gra e burra që kanë dhënë jetën për Shtetin që po feston 12 vjet jetë.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, uroj më të mirat për ju dhe familjet tuaja në Kosovën tonë të pavarur!
Sa herë kremtojmë ditët e rëndësishme të Republikës do të nderojmë edhe gjithë ato gra e burra që kanë dhënë jetën për Shtetin që po feston 12 vjet jetë.
Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës – uroj gjithë ato mësuese dhe mësues që kanë dhënë edhe jetën për çlirimin e Kosovës dhe ruajtjen e arsimit shqip në Kosovë.
Sot, ne gjejmë motivin dhe vullnetin që të punojmë edhe më shumë së bashku për arsim sa më cilësor.
Do të jem gjithmonë e gatshme për të punuar me përkushtim, së bashku me Ju për të zgjidhur problemet dhe sfidat ekzistuese, si dhe për ide të reja që përmirësojnë segmente të caktuara në arsim.
Urime Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!