Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump.
Dy liderët i kanë cilësuar si të papranueshme sulmet e regjimit sirian dhe kanë këmbyer mendime në lidhje me përfundimin sa më parë të krizës në Idlib.
Gjatë bisedës po ashtu është theksuar rëndësia e kthimit të paqes dhe stabilitetit në Libi, transmeton Periskopi.
Dy liderët kanë ngelur dakord për t’i rifilluar negociatat për rritjen e vëllimit tregtar dypalësh në 100 miliardë dollarë