Të mërkurën, me datë 12 shkurt, ka ndodhur një incest në qytetin e Gjakovës.
Një person i moshës 56-vjeçare ka përdhunuar 18-vjeçaren mbesën e tij, vajzën e vëllait.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiraj.
Ajo ka bërë të ditur se viktima, pra 18-vjeçarja e cila i takon komunitetit ashkali, ishte raportuar e zhdukur më 2 shkurt të këtij viti.
“Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56-vjeçar”, ka deklaruar Podrimaj-Beqiraj.
Ajo ka thënë se 56-vjeçari tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq viktima, do të dërgohet në ekzaminim mjekësor me urdhëresë të prokurorit të çështjes, shkruan lajmi.net.
“Policia ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor. Po ashtu viktima do të dërgohet në ekzaminim mjekësor me urdhëresë të prokurorit të çështjes”, tregoi Podrimaj-Beqiraj.