Avokati Tomë Gashi, i cili është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ka besimin në Qeverinë e tanishme të Kosovës në veprimet që do të ndërmarrë në raport me Serbinë.
“Besoj qe Kryeministri Albin Kurti definitivisht nuk do ta heq taksën pa e zëvendësuar me reciprocitet”, ka thënë Gashi në Zona e Debatit të Klan Kosova.
“Kurti e ka obligim ndaj vetvetes dhe nëse ndodh e kundërta do të dëmtohet besueshmëria e tij. Kurti e ka obligim ligjor që të bisedojë me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit. Reciprociteti ka të bëjë më gjithçka”.
“Termi frikë është përmend pa pikë nevoje. E njohim të gjithë. Albin Kurti është personi më adekuat -faktori kryesor në negociata me Serbinë, asaj nuk mund t’i ikë as ai”, shkruan Klan Kosova.
“Një kryeministër tjetër [Ramush Haradinaj] kur ka ardh ne pushtet i ka falë mbi 8 mijë hektarë tokë që nuk do të kthehen kurrë. I ka dhënë për ta mbajtur atë pozicion. Me demarkacionin kemi humbur mbi 8 mijë hektarë tokë. Kjo nuk do të ndodhë me “Zajednicën”. Me të Kosova nuk do të ishte shtet funksional. Deri më tani është thënë se nuk do të ndodhë “Zajednica” sepse do ta bllokonte Kosovën si me rrjetë merimange”.