Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon të ketë polemika kur po mbahet seanca për votimin e Komisioneve Parlamentare.
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, për nisjen e seancës nën tingujt e muzikës së Nexhmije Pagarushës.
Krasniqi ka thënë se ka qenë kërkesë e së ndjerës që mos të lëshohet kjo këngë dhe ky klip.“Zonja Pagarusha ka kërkuar që ky klip mos të paraqitet ndërkaq ju e transmetuat.
Ju keni gabuar rënd. Gabimet e paqëllimshme ndodhin por ju lutëm që në raport me opozitën mos të gaboni”, ka thënë ai.