Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se e vendosi fotografinë e Presidentit Thaçi në Kuvend, që t’i tregojë ‘kryetares së pa përvojë të Kuvendit që duhet të respektohet Kushtetuta dhe ligjet’.
Lushtaku përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se fotoja e presidentit duhet të vendoset në vendin e caktuar, brenda zyreve të të gjitha institucioneve të vendit.
Postimi i tij i plotë:
Sot, me anë të një gjesti simbolik, edhe një herë provova t’i tregoj Kryeparlamentares së re dhe të pa përvojë, se ajo duhet ta dëshmojë praktikisht frymën e saj rugoviane – institucionaliste dhe të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.
Hashim Thaçi është President aktual i Republikës së Kosovës dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, fotoja e tij duhet të vendoset në vendin e caktuar, brenda zyreve të të gjitha institucioneve të vendit./InLajmi/