Ajo këto komente i bëri gjatë takimit me shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, nga i cili pranoi urimet e tij për detyrën e re në krye të Kuvendit.
Osmani ritheksoi qëndrimin e saj se fokusi i institucioneve të vendit do të jetë i orientuar kryesisht drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor.
Ndërsa, Wigemark u pajtua plotësisht që sundimi i ligjit duhet të jetë prioritet në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Duke përmendur metodologjinë e re të zgjerimit të Komisionit Evropian, e cila e vendos sundimin e ligjit si element themelor për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, Wigemark shprehu vullnetin për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe E ULEX-it në funksion të këtij qëllimi.