Rahoveci ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Basketboll.
Vreshtarët mposhtën Trepçën me rezultat 97-95 në një ndeshje të tensionuar me shumë ndërprerje.
Ndeshja u ndërpre disa herë, ku tifozët u futen në parket dhe u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën, shkruan IndeksOnline.
Në gjysmëfinale, Rahoveci do të takohet me Pejën që më parë e mposhti Prizrenin.