Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri në “Debat Plus” komentuar zhvendosjen e fotografisë së Presidentit Thaçi në ambientet e Kuvendit, Haziri ka thënë se Osmani vetëm se e kishte vendosur fotografinë e Rugovës pasi sipas tij atë të Thaçit e kishte zhvendosur Glauk Konjufca.
Nënkryetari i LDK-së megjithatë ka thënë se i kishte penguar veprimi i Vjosës, pasi thotë se ia kujton veprimin që kishte bërë kryeparlamentari i PDK-së, Jakup Krasniqi, kur kishte ardhur në pushtet në vitin 2008 dhe kur e kishte larguar fotografinë e Ibrahim Rugovës, shkruan Periskopi.
“Edhe mue um ka pengu, sepse kështu njëjtë ë kishte veprua edhe Jakup Krasniqi në vitin 2008 kur kishte shkuar në Kuvend e kishte larguar fotografinë e Ibrahim Rugovës”, tha Haziri në debat