Paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për zëvendësimin e taksës 100 për qind me parimin e reciprocitetit i ka vënë përballë pozitë e opozitë.
Ndryshe nga Qeveria, partitë opozitare po kërkojnë që taksa të mos hiqet pa njohje nga Serbia.
Ndërsa njohësit e çështjeve politike, teksa vlerësojnë se Kosova mund të përfitojë nga reciprociteti, theksojnë se në këtë kërkesë spektri politik duhet të jetë i bashkuar dhe unik karshi Serbisë.
Taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe kryeministri aktual, Albin Kurti, është i vendosur se do ta zëvendësojë me reciprocitet, shkruan gazeta Zëri.
Mirëpo për një gjë të tillë shefi i Qeverisë nuk po gjen mbështetje as nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili e kishte vendosur këtë tarifë e as nga opozita e tanishme.