• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 21 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Kthesë në politikën e zgjerimit të BE-së?

J G nga J G
10 February 2020
në Politikë
0 0
0
Kthesë në politikën e zgjerimit të BE-së?
6
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Propozimet e fundit të KE për reformimin e procesit të anëtarësimit me vendet e Ballkanit – politikë për të zbutur presidentin francez, Macron, problemet kryesore mbeten, shkruan Bodo Weber për ciklin e DW, Evropa ime.

Më 5. Shkurt Komisioni i ri Evropian paraqiti propozimet për reformimin e politikës së zgjerimit të BE, më saktë metodologjinë e negociatave të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Reforma” u bë e nevojshme, për shkak të bllokimit të plotë të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, nga presidenti, Emmanuel Macron në samitin e Brukselit në tetor të vitit të shkuar. Nëse u beson përfaqësuesve të qeverisë franceze, mund të flitet me një optimizëm të matur, që Parisi në pranverë do ta hapë rrugën për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ofensivë komunikimi

Dokumenti përmban shumë elementë pozitivë që ndikojnë në rigjallërimin e procesit të zgjerimit. Propozimi i Komisionit përmban konfirmimin dhe mbështetjen më të fortë e të arsyetuar politike për zgjerimin në Ballkan prej shumë vitesh. Aty pranohet disa herë që BE me politikën e zgjerimit ka një mjet të rëndësishëm për forcimin e demokracisë në dorë. Po ashtu aty theksohet kushtëzimi i reformave si mjet qendror i kësaj politike. Për herë të parë përmendet mundësia e sanksionimit në rast të kthimit mbrapa në rrugën e reformave. Komisioni Evropian propozon futjen e të ashtuquajturave “vendime të anasjelltas të shumicës së cilësuar” për sanksionet. Që do të thotë, se nevojitet një shumicë e vendeve anëtare për të penguar sanksionet, diçka e re deri më tani për një politikë zgjerimi të bazuar në unitet. Në fund, KE sinjalizon një komunikim të drejtpërdrejtë të BE me qytetaret dhe qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbështetësit e vërtetë të integrimit evropian. Nga ana tjetër i vë para detyrimit qeveritarët të komunikojnë qëllimin strategjik të anëtarësimit të BE tek qytetarët e tyre. Ky komunikim kthehet në kusht të zgjerimit.

Por duhet paralajmëruar nga kaq shumë eufori për propozimet e zgjerimit dhe efektin afatgjatë të tyre. Sepse ky dokument në fund të fundit është një reagim i detyruar për një problem jo ekzistues dhe të kapur madje jo nga ana e duhur: Bllokada e plotë e Macronit për zgjerimin ishte një akt i papërgjeshmërisë politike evropiane. E papërgjegjshme ishte edhe koha e zgjedhur për kërkesën për reformim të politikës së zgjerimit, dy herë pas shtyrjes nga ana e Macron të vendimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kërkesa bazë ishte – më parë reformë e brendshme e BE e pastaj vazhdim i zgjerimit. E papërgjegjshme ishte edhe kritika e gabuar e Macronit për politikën e deritanishme të zgjerimit, pasojë e injorancës tradicionale franceze në politikën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, nga e cila Parisi për më shumë se një dekadë ishte tërhequr politikisht. Një injorancë, që kishte në bazë edhe mbështetjen e rrezikshme të Macronit për këmbimin e territoreve në negociatat e Brukselit mes Serbisë e Kosovës në vitete 2018/2019. Në një dokument të administratës franceze të përgatitur me nxitim në nëntor, ajo përpiqej të mbushte me përmbajtje politike për ndërhyrjen e njëanshme të Macronit në politikën e zgjerimit, jo me shumë sukses.

Më shumë demokraci se reformë ekonomike

Propozimi i Komisionit tani është përpjekja e qartë për të kthyer mbrapsht pjesërisht elementët problematikë të “non-papers” -dokumentit francez, pjesërisht për t’i dobësuar më shumë. Kështu KE kërkon të shmangë dëmin që i është shkaktuar BE-së në Ballkan duke ruajtur njëkohësisht edhe fytyrën e Macron. Pikërëndesa e reformave ekonomike në propozimin e Parisit u zëvendësua me fokusimin tek demokracia, një nocion që për fat të keq mungonte plotësisht në dokumentin francez. Përmbledhja e propozuar e kapitujve të anëtarësimit nuk do duhet të bazohet më në hapjen me faza të kapitujve. Kjo do të nënkuptonte edhe një ristrukturim të thellë të procesit të anëtarësimit. Futja e impulseve shtesë ekonomike u dobësua ndjeshëm. Më shumë para për qeveritë e Ballkanit Perëndimor dihet se është një mjet pa efekt. Në këto vende ekonomia është gjerësisht nën kontrollin e elitave partiako-shtetërore. Aty dominojnë interesat afatshkurtra të korruptuara të pushtetit përmbi nevojat e ekonomisë popullore. E në fund – as dokumenti francez dhe as propozimi i Komisionit Europian nuk ngrihen mbi analizën e shkaqeve të paefektshmërisë së ndjeshme të politikës së deritanishme të zgjerimit.

Do të hapë Macron rrugën?

Dokumenti i Komisionit Europian nuk prek problemin bazë të politikës së zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. E ai nuk qëndron tek metodika ekzistuese e procesit të anëtarësimit, apo instrumentave të tij. Prandaj zgjidhja nuk mund të gjendet tek ndryshimi i metodave. Problemi qëndron në mungesën e vullnetit politik të BE, të institucioneve të Brukselit e shteteve anëtare, që t’i venë në veprim me vendosmëri instrumentat e tyre. Macron, megjithë padijen për zgjerimin, e ka prekur këtë problem politik, por nuk i hyri për ta zgjidhur. Dokumenti i ri dhe impulsi i ri i BE do ta bëjnë ndoshta të mundur, që Macron të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Por pyetja kryesore është, nëse ky dokument i Komisionit Europian vërtet do të jetë një kthesë në politikën e zgjerimit. Pas kësaj mbetet i pazgjidhur një konflikt tjetër, më themelor- ai mes Gjermanisë dhe Francës për të ardhmen e BE. Pa përgjigje mbeten pyetje të tjera të rëndësishme: çfarë BE-je duam ne, një union politik apo një bashkësi ekonomike? Dhe tjetra – ku mbaron Europa (BE)?

Bodo Weber është studiues (Senior Associate) në Këshillin e Politikës së Demokratizimit në Berlin, “Democratization Policy Council” (DPC).

Tags: BEKEPolitikaZgjerimi
Postimi i mëparshëm

Fillon realizimi i projektit për ndërrimin e elektrofiltrave

Postimi tjetër

Policia e Kosovës arreston 27 persona

Të ngjajshme Postime

Ramiz Lladrovci krah Osmanit në Zvicër, në banketin shtetëror që do të organizohet atje
Politikë

Ramiz Lladrovci krah Osmanit në Zvicër, në banketin shtetëror që do të organizohet atje

21 May 2025
Kica-Xhelili: Marrëveshja politike e domosdoshme për formimin e institucioneve – LVV mban përgjegjësinë
Politikë

Kica-Xhelili: Marrëveshja politike e domosdoshme për formimin e institucioneve – LVV mban përgjegjësinë

21 May 2025
Gashi: Kurti ka të drejtën ta propozojë qeverinë, por i takon atij të sigurojë shumicën
Politikë

Gashi: Kurti ka të drejtën ta propozojë qeverinë, por i takon atij të sigurojë shumicën

21 May 2025
Zemaj-LDK: Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja
Politikë

Zemaj-LDK: Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja

21 May 2025
Haxhiu: Vetëvendosje e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën
Politikë

Haxhiu: Vetëvendosje e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën

21 May 2025
Latifi i reagon Spahiut pas takimit me Gjuriqin: Shko në AKI dhe jep raport se çka ke fol me të
Politikë

Latifi i reagon Spahiut pas takimit me Gjuriqin: Shko në AKI dhe jep raport se çka ke fol me të

20 May 2025
Postimi tjetër
Kthesë në politikën e zgjerimit të BE-së?

Policia e Kosovës arreston 27 persona

Lajmet e fundit

Osmani për ngërçin politik: Jam e shqetësuar, por besoj që partitë politike do merren vesh

Osmani për ngërçin politik: Jam e shqetësuar, por besoj që partitë politike do merren vesh

21 May 2025
PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Diskutohet kriza institucionale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale

PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Diskutohet kriza institucionale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale

21 May 2025
Keller-Sutter: Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova

Keller-Sutter: Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova

21 May 2025
“Serbia bën spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë me mjete administrative”, thotë Osmani

“Serbia bën spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë me mjete administrative”, thotë Osmani

21 May 2025
Bislimi thotë se edhe pa fondet e BE-së, buxheti i Kosovës nuk rrezikohet

Bislimi thotë se edhe pa fondet e BE-së, buxheti i Kosovës nuk rrezikohet

21 May 2025
Ramiz Lladrovci krah Osmanit në Zvicër, në banketin shtetëror që do të organizohet atje

Ramiz Lladrovci krah Osmanit në Zvicër, në banketin shtetëror që do të organizohet atje

21 May 2025
Osmani në Parlamentin e Zvicrës: Mirënjohje e përjetshme për mbështetjen ndaj Kosovës dhe thirrje për investime

Osmani në Parlamentin e Zvicrës: Mirënjohje e përjetshme për mbështetjen ndaj Kosovës dhe thirrje për investime

21 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu