Po vazhdojnë homazhet në nder të Nexhmije Pagarushës, në Teatrin Kombetar.
Aty ishte edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani së bashku me delegacionin e LDK-së.
![](http://indeksonline.net/ads/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=147&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fosmani-nuk-ka-periudhe-te-jetes-qe-nuk-lidhet-me-kenget-e-nexhmije-pagarushes%2F&referer=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Flajme%2F&cb=182e545078)
“Natyrisht e gjithë Kosova dhe gjithë populli shqiptarë janë në dhimbje të mëdha. Një njeri që ka bërë shumë, jo vetëm për artin e kulturën por për gjithë popullin. Në emër të Kuvendit të Kosovës, dhe në emër të të gjithëve që e dashtën zërin e saj, i shprehi ngushëllime familjes. Ajo do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë ne (gratë). Ajo më kujtohet në çdo periudhë të jetës sime. Nuk ka periudhë të jetës sonë që nuk lidhet me këngët e saj. Nuk ishte vetëm një këngëtare, por një personalitet që rrezatonte dashuri dhe mirësi”, tha Vjosa Osmani, shkruan IndeksOnline.
Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar, presidenti Thaçi e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/02/84531607_493876094627568_2260568251413037056_n-1-1024x576.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/02/84403601_2331267397171716_3938457033015033856_n-1-1024x576.jpg)