Një ushtar i cili ka vrarë 26 persona në një përleshje me armë në qytetin Thai Nakhon Ratchasima të Tajlandës është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë.
Jakraphanth Thomma të shtunën vrau oficerin e tij komandues para se të vidhte armë nga një kamp ushtarak, transmeton Klan Kosova.
I dyshuari vazhdoi sulmin e tij në rrugë dhe në një qendër tregtare në Nakhon Ratchasima, i njohur gjithashtu si Korat.
Ky ushtar, i cili postonte fotografi në rrjetet sociale gjatë sulmit, më në fund u vra nga forcat e sigurisë pasi u rrethua brenda një ndërtese.
Kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha, e bëri të ditur numrin e saktë të viktimave pasi fillimisht ishte raportuar për 12 persona të vrarë. Përpos të vrarëve, në këtë sulm u plagosën 57 persona, shkruan BBC.