Të hënën banorët e Shalës së Bajgorës kanë paralajmëruar protestë në lidhje me punësimet në “Trepçë”
Banorët e Shalës së Bajgorës kanë paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie për të kundërshtuar sipas tyre keqpërdorimet që po bëhen në punësimet në gjigantin metalurgjik “Trepça”.
Lajmin për protestën e konfirmoi organizatori Arsim Musa, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Musa ka bërë të ditur se protesta do të fillojë të hënën në ora 09:00 në ambientet e Bordit të “Trepçës”.
Njoftimi i plotë i Musës:
Të nderuar banorë të trevës së Shalës së Bajgores, ju njoftojmë se me datë 10.02.2020 prej orës 09:00 të mëngjesit, ju ftojmë të na bashkëngjiteni në protestë në lidhje me shumë pakënaqësi që po na bëhen në lidhje me punësime në Trepçë. Protesta mbahet të Bordi i ndërmarrjes Trepça tek ish-fakulteti. Ju lutemi shpërndaje dhe të na bashkohen sa më shumë!/InLajmi/