Një përleshje mes serbëve dhe shqiptarëve ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Në orët e pasdites të së dielës një përleshje fizike mes shqiptarëve dhe serbëve ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se palët janë fqinjë dhe se kjo përleshje ka ndodhur për shkak të parkingut.
“Sot rreth 17:20 policia ka pranuar informatën se në Fushë-Kosovë ka ndodhur një përleshje ndërmjet fqinjëve. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për përleshje fizike mes fqinjëve për arsye të parkingut të veturave”, ka treguar Hoxha.