Një çift shqiptar është arrestuar nga policia greke.
Një operacion i policisë greke në Prevezë ka rezultuar me arrestimin e një mashkull dhe një femër shqiptare, të dyshuar si bashkëpunëtore të tre grabitësve që shkëmbyen dje zjarr me policinë greke në Korinth.
Çifti shqiptar dyshohet se merrte makina me qira për llogari të tre grabitësve.
Dyshohet se grupi i grabitësve janë të përfshirë në disa grabitje, përfshi këtu bankën e Pargës dhe kohet e fundit fshiheshin në Shqipëri, transmeton Abcnews.al.
Në orët në vijim pritet deklaratë zyrtare e policisë greke për detaje të tjera.