Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Gjermani.
Ai dyshohet se e ka vrarë një grua të moshës 33-vjeçare, e cila ishte partnerja e tij.
Ngjarja ndodhi sot në qytetin e Minfeld-it.
Patrulla e policisë e ndaloi makinën që e drejtonte kosovari.
Ai kishte edhe një armë në dorë.

Në makinë u gjend trupi i viktimës, shkruan Bild.de.
Me kërkesën e prokurorit i dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje, përcjellë Klan Kosova.
Hetimet po vazhdojnë derisa policia nuk ka dhënë detaje të tjera.