Dyshimet e një familjeje se një anëtar i tyre është prekur me virusin e ri, Koronavirus, QKUK i ka mohuar.
Konferenca e QKUK-së do të mbahet pikërisht për t’i hedhur poshtë dyshimet e kësaj familjeje dhe të të gjithë qytetarëve se virusi që ka bazën në Kinë ka mbërritur në Kosovë.
Ata kanë dyshuar edhe në momentin kur i kanë parë stafin mjekësor me maska.
Paniku ka ardhur edhe si pasojë e rekomandimit të dhënë nga OBSH se mjekët duhet të nisin të bartin maska.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po dyshohet për një rast të koronavirusit. Pacienti i dyshuar ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive brenda QKUK-së, shkruan Koha.net.
QKUK së shpejti pritet të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme rreth këtij rasti.