Jordan Henderson dhe Mo Salah janë bërë sërish prindër, kur kanë kaluar saktësisht 9 muaj nga ndeshja Liverpool-Barcelona.
Liverpooli e mposhti Barcelonën me rezultat 4-0 në Anfield, në një mbrëmje e cila do të mbahet mend një kohë shumë të gjatë, shkruan reporteri.net
Në atë takim Henderson kishte luajtur, ndërsa Salah kishte munguar shkaku i lëndimit, por ishte shfaqur në Anfield me një bluzë që shkrunte ‘Never Give Up’ që në shqip i bie ‘Kurrë mos u dorëzo’
Dhe tani kur kanë kaluar 9 muaj nga kjo fitore, Mo Salah dhe Henderson janë bërë sërish prindër.
Hendersonit i ka lindur një djalë, ndërsa Salahut një vajzë, shkruan reporti.net
Ndryshe, Liverpooli është në rrugë të mirë këtë edicion që të fitojë Preimer Ligën.