Në mbrëmjen e katërt të edicionit të 70-të të festivalit italian të Sanremos, atmosfera është ndezur nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
E veshur me të zeza, Dua dhuroi një performancë spektakulare me këngën “Don’t Start Now” në skenën e “Ariston”,
Për performancën në Sanremo, shkruajti edhe vetë artistja në rrjetin social Instagram. Ajo përmes disa imazheve të publikuara nga kjo performancë, falënderoi festivalin, shkruan Sinjali
“Faleminderit San Remo”, shkruajti ajo shkurtimisht në gjuhën angleze në mbishkrimin e fotografive.