Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova humbi sot figurën më emblematike të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, shkruan InLajmi.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook theksoi se Nexhmije Pagarusha i dha shumë botës së artit duke u bërë emblemë dhe frymëzim për gjeneratat e reja.
Postimi i plotë i tij:
Kosova humbi sot figurën më emblematike të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Nexhmije Pagarusha i dha shumë botës së artit duke u bërë emblemë dhe frymëzim për gjeneratat e reja.
Bilbili i Kosovës do të mbetet përgjithmonë në historinë tonë, si personaliteti që lartësoi artin dhe kulturën shqiptare.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të.
Ngushëllime familjes, miqve, komunitetit artistik dhe gjithë Kosovës./InLajmi/