Deputetja nga rradhët e LVV, Tinka Kurti, ka thënë sot KQZ ka çertifikuar deputetët e rinj që zëvendësojnë ata që u tërhoqën për mandatet në ekzekutiv. Pavarësisht se jam me vota para dy burrave të tjerë kandidatë, sipas KQZ ata bëhen pjesë e Kuvendit e unë jo. Kjo për shkak të njëfarë neni absurd brenda Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme që thotë se zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet përbrenda gjinisë.
Tin ka Kurti tuje shtoi se përderisa ligji flet për minimumin e 30% të deputeteve në parlament dhe jo ruajtjen e kësaj shifre, në fakt kjo po bëhet barrierë që në Kuvend të ketë më shumë se 30% gra, reagimin e ka bërë përmes rrjetit Facebook, shkruan InLajmi.
“Nuk do ta kisha besuar ndonjëherë që mund ta fitoj mandatin me vota e të mos e marr postin vetëm sepse jam grua. Nuk do ta kisha besuar për cilëndo punë e ironikisht po ndodhë në Kuvend të Republikës. Sot KQZ ka çertifikuar deputetët e rinj që zëvendësojnë ata që u tërhoqën për mandatet në ekzekutiv. Pavarësisht se jam me vota para dy burrave të tjerë kandidatë, sipas KQZ ata bëhen pjesë e Kuvendit e unë jo. Kjo për shkak të njëfarë neni absurd brenda Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme që thotë se zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet përbrenda gjinisë. Të gjithë e dimë që ligji, përfshirë ky nen është shkruar për ta rritur prezencën e deputeteve në parlament. Dhe çka ndodhë tash? Pikërisht e ndëshkon. Saktësisht e pamundëson rritjen e 30 %. Përderisa ligji flet për minimumin e 30% të deputeteve në parlament dhe jo ruajtjen e kësaj shifre, në fakt kjo po bëhet barrierë që në Kuvend të ketë më shumë se 30% gra.
Kjo sigurisht është në kundërshtim me frymën kushtetuese e parimet ndërkombëtare dhe ligje të tjera tonat që janë shkruar e miratuar për përparimin e të drejtave të grave, por është edhe në kundërshtim me vetë konceptin e barazisë si synim e rrugëtim.
Ky nuk është vetëm problem ligjor por thellë politik. Nëse e lejojmë këtë të ndodhë është që ta shohim diskriminimin e kulluar edhe në institucionet më të larta. Andaj nuk është e pranueshme dhe do të kërkoj drejtësi.
PS. Kjo, natyrisht nuk ka të bëjë me kandidatët e tjerë (burra) të Lëvizjes që janë në radhë pas meje me vota. Përkundrazi, për ta, sikurse për çdo kandidat të LV kam veçse respekt maksimal e kolegialitet korrekt. Kjo ka të bëjë ekskluzivisht me nenin diskriminues i cili mëton të promovojë praktika nxitëse e përfundon duke përjashtuar”./InLajmi/