Deputeti nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe partnerin e tij qeverisës nga LDK-ja, Isa Mustafa, se po duan që Rrafshin e Dukagjinit ta konsiderojnë si geto.

“Qeveria e re e Albinit, së bashku me LDK-në e Isa Mustafës, duan që Regjionin e Rrafshit të Dukagjinit ta konsiderojnë si GETO duke promovuar mos zhvillim të asaj zone”, ka shkruar Demaliaj në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Qeveria e re e Albinit, së bashku me LDK-në e Isa Mustafës, duan që Regjionin e Rrafshit të Dukagjinit ta konsiderojnë si GETO duke promovuar moszhvllim të asaj zone..!! Jo AUTOSTRDË , jo zhvillim, jo pjesëmarrje në qeveri ..!! Qeveria Kurti – LDK dëshiron ti bllokoj mbi 600 mijë qytetarë të Dukagjinit..!! /InLajmi/





















