Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini është diskutuar për rolin e grave në politikë dhe shoqëri.
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila thotë se është shumë pozitive zgjedhja e Vjosa Osmanit në krye të Kuvendit pasi Kuvendi shikohet deri në 80% e familjeve në Kosovë.
“Çfarë efekti do të kishte te vajzat dhe grat që e shikojnë një grua në krye të Kuvendit. Ato vajza e shohin se edhe në institucionin më të lartë mund të ulët një grua dhe nuk mund të kufizohet nga dikush tjetër”.
Kusari-Lila thotë se është pozitive gjithashtu se gratë pas çdo mandati po fitojnë vet mandatin pa pasur nevojë për kuotë gjinore.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila thotë se gratë duhet vetë të fillojnë presionin qysh në familje për t’u përfaqësuar politikisht.
Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes thotë se në disa zona të thella të Kosovës vajzat dhe gratë e konsiderojnë se politika nuk është punë që ato duhet të kenë mendim, shkruan Telegrafi.