Pejanët mesnatën e së enjtes e kaluan duke u përballur me erërat e forta, të cilat shkaktuan dëmtime të mëdha materiale.
Saktësisht në lagjen Puhovë, në rrugën Lekë Dukagjini, vërehen vetura të dëmtuara rëndë, çati e objekte të shkatërruara, shtylla elektrike të rrëzuara, si pasojë e motit të ligë.
Poashtu vërehet që edhe një autobus që sipas banorëve që ishin dëshmitarë të kësaj furtune, është lëvizur tërësisht nga vendi nga ku dhe ishte parkuar, shkruan Klan Kosova.
Këtë e dëshmojnë edhe pamjet të cilët banorët e asaj ane kanë publikuar në rrjetet sociale.
Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar si pasojë e këtyre kushteve atmosferike.