Fiknete Bejta, asambleistja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka hedhur akuza të ashpra ndaj partisë së saj e cila udhëhoqi nivelin qëndorë për rreth dy vite.
Bejta përmes rrjetit social në Facebook ka kërkuar që ti jepet 100 ditë kohë qeverisë së re ta tregojë veten. Ajo thotë se ish-qeveria nuk ka bërë kushedi çfarë pune, sipas saj ata kanë qëndruar më shumë nëpër kafene duke tymosur duhane se sa kanë bërë punë të hajrit.
Postimi i saj i plotë:
Sot u hap çerdhja më e madhe në Republikën e Kosovës për 300 fëmijë. Çerdhja komplet e rindërtuar “ Yllkat” në Prishtinë me 2000 metra katrorë i ka kushtet sipas standardeve më të larta të përcaktuara për edukim të hershëm.
Këto lloj lajmesh do të duhej të na impresionojnë, jemi lodhë me tema e debate koti.
Është fer për opozitën kësaj qeverie me ia leju 100 ditë me tregu vetën.
Nuk është që keni bërë diqka të hajrit as ju që jeni ndezë kaq shumë e kaq heret.
Me ato cigaret e trasha që mezi ju u a nxinke goja , “Che barin” e “Somën” i keni pas kthy në zyra qeveritare.
#Pushoni, për taksën foli sovrani.