Lidhur me çështjen e taksës ndaj Serbisë ka reaguar edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajrami Hasani.
Ai tha se Kosova ka treguar fuqi ndaj Serbisë.
“Nëse ndonjëherë pas luftës Kosova ka treguar fuqi ndaj Serbisë, ka qenë me vendosjen e masave mbrojtëse dhe taksa 100 % ndaj produkteve serbe. Nuk besoj që ka ndonjë qytetarë të këtij vendi që nuk është ndier mirë me fuqinë e treguar dhe ndikimin që ka pasur taksa”, ka shkruar Hasani në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Nëse ndonjëherë pas luftës Kosova ka treguar fuqi ndaj Serbisë, ka qenë me vendosjen e masave mbrojtëse dhe taksa 100 % ndaj produkteve serbe.
Nuk besoj që ka ndonjë qytetarë të këtij vendi që nuk është ndier mirë me fuqinë e treguar dhe ndikimin që ka pasur taksa.
Masat mbrojtëse, taksa 100 % dhe po ashtu vendosja e flamurit të origjinës në raftet ku ekspozohen mallrat kanë pasur ndikim të madh si financiar, por edhe e kanë edukuar qytetarin e Kosovës për të blerë prodhime vendi.
Ende nuk ka ardhur koha për heqjen e kësaj takse. Serbisë duhet t’i shkaktohen edhe më shumë dëme ekonomike. Për LDK-në e kam ditur që e largon taksën lehtësisht, ama ti kryeministër Kurti mos u ngut sepse edhe vet shumë vite ke luftuar kundër mallrave me barkodin 860. /InLajmi/